Thumb Showbiz

“Jam mësuar që…”/ G Bani flet për herë të parë pas përjashtimit pak minuta pasi la shtëpinë…

“Jam mësuar që…”/ G Bani flet për herë të parë pas përjashtimit pak minuta pasi la shtëpinë…
  • PublishedFebruary 9, 2025

G Bani u përjashtua mëngjesin e sotëm pas përplasjes që pati me Gjestin, ku e shtyu këtë të fundit duke e prekur në fytyrë.

Menjëherë pas daljes nga shtëpia, G Bani ka folur për mikrofonin e “Fan Club” ku ka treguar ndjesitë dhe mendimet e para pas daljes nga shtëpia. 

“Nuk kam emocion për momentin, akoma jam në fazën që po kuptoj. Gjesti më tha që do prek. Unë i thashë më prek; më preku pak dhe unë e shtyva pak më shumë. Besoj se u dhunova qoftë edhe me gisht kur u preka nga Gjesti, sepse trupi im më përket mua, jo Gjestit”, thotë ndër të tjera G Bani.