Thumb Showbiz

Ish shoku i ngushtë i Gjestit ‘trondit’ gjithë rrjetin me deklaratat shokuese për gjithë jetën e tij, BBV dhe marrëdhënien me Diellzën…

Ish shoku i ngushtë i Gjestit ‘trondit’ gjithë rrjetin me deklaratat shokuese për gjithë jetën e tij, BBV dhe marrëdhënien me Diellzën…
  • PublishedFebruary 14, 2025

“I bëj thirrjet produksionit të më japë vetëm 3 orë brenda shtëpisë” – ka qenë kjo thirrja e Alberat, ish shokut të ngushtë të Gjestit, i cili ka dhënë një intervistë për “Prive” me deklarata shokuese për gjithë publikun.

Alberat tregon se Gjesti është duke gënjyer në BBV dhe ai ende është në një marrëdhënie me Diellzën, për të cilën akuzon Gjestin se ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj.

Ai ngre pretendime se gjithë karriera e Gjestit, por edhe vet Gjesti si personazh është ‘ndërtuar’ falë tij, ndërsa nuk ka kursyer as deklarata me epitete ofenduese drejt banorit të BBV.

Nga ana tjetër, ai flet për gjithë rrugëtimin e tij me Gjestin dhe si u shkatërrua marrëdhënia e tyre sipas tij, ndërsa përmend se gjithë shpenzimet e Gjestit i ka paguar ai, duke arritur deri te furça e dhëmbëve.

Ndërkaq, nuk lë pa përmendur edhe familjen e Gjestit. Deklaratat e tij të forta dhe pretendimet e tij kanë ngritur një debat shumë të fortë në rrjet, ndërsa shumë shfaqen mosbesues ndaj deklratave të Alberat, të cilat mbetet të sqarohen në vazhdim.