As Danja, as Valbona,G Bani dedikim publik për këtë banore: “Do jesh duke fjetur, por…”

Ndonëse u përjashtua nga shtëpia e BBV me zarf të zi, G Bani padyshim është një nga më banorët më të përfolur të këtij edicioni, i cili arriti të bëjë për vete shumë zemra të publikut shqiptar.
Ndër të tjera G Bani u komentua shumë edhe për pëlqimin e tij kundrejt dy banoreve të BBV – Valbona në fillim e më pas Danja.
Ndonëse G Bani e ka shprehur përherë mirënjohjen e tij për vajzën, ndërsa Danja ishte e zgjedhura e tij për të qenë fituese, së fundmi ish banori ka postuar disa momente ku ka qenë krah Livias, të cilën e falenderon që e ka mbrojtur vazhdimisht përgjatë rrugëtimit të tij.
“Do jesh duke fjetur. Gjeta këtë diamantin në koshin e plehrave të rrjeteve sociale. Më mungon Liv. Faleminderit për të gjitha herët që më mbrojte. Edhe kur të sulmova që pse më mbrojte”, shkruan këngëtari.