G Bani dhe Xheneta u bënë bashkë për ‘hakmarrje’ ndaj Gjestit?! E vërteta e fotos së publikuar…

Ditën e sotme rrjeti u ‘ndez’ me një foto të postuar nga G Bani në llogarinë e tij në Instagram, krah finalistes së BBVK3, Xheneta Fetahut, e cila gjithashtu është në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënies së shumë-komentuar që pati me Gjestin- historia e cila erdhi edhe në BBVA.
“Gëzuar festën e Pavarësisë!!“, shkruan G Bani krah një fotoje me Xhenetën në Prishtinë ku ish banori ndodhet momentalisht. (sipas postimeve në Instastory)

Fotoja u rishpërnda edhe nga Xheneta e menjëherë kjo foto u mor si një ironi ndaj Gjestit.
Mirëpo, përmes një Instastory menaxheri i disa personazheve publikë dhe influencerëve, Anaid Kaloti ka komunikuar me Xhenetën, e cila i ka shpjeguar se me G Banin njihet familjarisht dhe kjo duket të jetë arsyeja që është takuar me të e nuk ka pasur asnjë tendencë për ironi kundrejt Gjestit.
