Thumb Showbiz

Rrëfimi i dhimbshëm i Rozana Radit,vendimi i vështirë për partnerin 1 muaj para hyrjes në BBV dhe beteja për të pasur fëmijë: “E kam lënë të…”

Rrëfimi i dhimbshëm i Rozana Radit,vendimi i vështirë për partnerin 1 muaj para hyrjes në BBV dhe beteja për të pasur fëmijë: “E kam lënë të…”
  • PublishedFebruary 22, 2025

Në një bisede të sinqertë me Loredanën, këngëtarja dhe banorja e BBV, Rozana Radi, ka ndarë një moment shumë të ndjeshëm nga jeta e saj personale, duke zbuluar sakrificat dhe sfidat me të cilat është përballur në përpjekjet për të pasur një fëmijë.

Rozana tregoi se para hyrjes në spektakël, kishte më shumë se një muaj që nuk ishte takuar me partnerin e saj, pasi kishte marrë një vendim të vështirë: ta linte të lirë, në mënyrë që ai të kishte mundësinë të shikonte opsione të tjera dhe, pse jo, të njihte dikë tjetër.

“Nuk dua të jem egoiste,” u shpreh ajo, duke theksuar se nuk dëshiron që një ditë të ndiejë fajin që partneri i saj nuk mund të ketë një trashëgimtar.

Ajo rrëfeu se kjo ndarje e përkohshme kishte ardhur si rezultat i një lufte të gjatë dhe të lodhshme për të pasur një fëmijë, një proces që për të ka qene emocionalisht dhe fizikisht i vështirë. 

Trajtimet për fertilitet dhe gjilpërat hormonale të cilave iu është nënshtruar kanë pasur ndikim të madh në shëndetin dhe trupin e saj, duke sjellë edhe shtim në peshë si efekt anësor.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të saj të vazhdueshme, rezultatet e shumëpritura ende nuk kanë ardhur, duke e bërë këtë periudhë tepër të dhimbshme për të.

Nga ana tjetër, Rozana tregon se kjo është edhe një ndër arsyet që ajo është bërë pjesë e BBV- të ndihmojë rrugëtimin e saj për të pasur një fëmijë.