Thumb Showbiz

Egli tha se nuk e njeh,Xheneta i përgjigjet publikisht: “E di ajo shumë mirë kush jam…”/ Si njihen vajzat me njëra-tjetrën?

Egli tha se nuk e njeh,Xheneta i përgjigjet publikisht: “E di ajo shumë mirë kush jam…”/ Si njihen vajzat me njëra-tjetrën?
  • PublishedFebruary 24, 2025

Xheneta Fetahu ka treguar se Egli Takon e njeh pasi do të ishin në një klip së bashku. Por, ajo shtoi se Egli nuk pranoi pasi dëshironte të shfaqej vetëm.

“Ajo më njeh shumë mirë se kush jam. Më njeh shumë mirë dhe e di se kush jam. I kishte ngel hatri se pse kam zgjedhur unë të jem vet në klip. Jo personale diçka me të”, tha Xheneta për Eglin, duke treguar se dy vajzat njihen.

Sa i përket rastit që Xheneta përmend, ishte menduar që Egli dhe Xheneta të ishin pjesë e klipit të banorit të BBV, Kelly, ndërsa në klip është përzgjedhur Xheneta e më pas Egli ka marrë pjesë në një tjetër klip të Kellyt.

Kujtojmë se Xheneta pati një lidhje me Gjestin teksa ishte në Big Brother Kosova, por lidhja e tyre mori fund. Tashmë Gjesti ka nisur një raport me Eglin, i cili ditët e fundit shihet se ka shumë tensione.