“Dj Gimbo i ka hequr vathin e Eglit dhe i dha tjetër,kuptimi ishte…”/ Deklarata e Xhenetës:”Në BBVA ka mbajtur vathin tim derisa…”

Xheneta ka treguar së fundmi një detaj që kishte vënë re gjatë hyrjes së DJ Gimbo. Ai i ka hequr nga veshi Gjestit vathin, i cili sipas saj i përket Eglit.
Ajo tregon se qartazi i ka dhënë një mesazh Gjestit që të mos merret më me raportin me Eglin pas daljes së saj.

Nga ana tjetër, finalistja e BBVK3 tregon se Gjesti kur ka hyrë në BBVA ka pasur vathin e Xhenetës që ka pasur dhuratë nga babai i saj dhe e ka hequr papritur në një moment, fill pasi jashtë kanë ndodhur disa situata.