Me ardhjen e Kiara Titos, Salsano Rrapi largohet papritur nga “Portokalli”? Detaji që ngriti dyshime…

Salsano Rrapi, i cili ka qenë për shumë vite një figurë kryesore në moderimin e “Portokalli”, duket se mund të mos jetë pjesë e këtij sezoni.
Në spotin e fundit të publikuar për spektaklin, mungesa e tij ka ngritur dyshime tek publiku, duke nxitur spekulime mbi largimin e tij nga formati.

Këtë vit, bashkë me Nevina Shtyllën, Kiara Tito është bashkuar si bashkëmoderatore, por pyetja që mbetet është nëse Salsano do të zëvendësohet nga dikush tjetër apo nëse Nevina dhe Kiara do të vazhdojnë të drejtojnë programin bashkë apo nëse thjesht ka qenë zgjedhje e Salsanos të mos jetë pjesë e spotit.
Kujtojmë se disa ditë më parë Salsano ka qenë i etiketuar në postimin e “Portokalli”, bashkë me Kiarën dhe Nevinën, duke lënë të kuptohet se ai do të jetë sërish moderator i këtij sezoni, ndërsa nuk dihet arsyeja e mungesës së tij në promo.